
Mëngjesi i kësaj të enjteje ka sjellë reshje dëbore në juglindje të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, duke prekur të gjitha bashkitë e qarkut Korçë. Zonat më të prekura mbeten Dardha, Voskopoja, Erseka dhe Qafë Thana, ku po punohet me mjete borëpastruese dhe kriposje të rrugëve. Deri tani nuk raportohen probleme serioze në qarkullim.
Situata hidrologjike vijon të monitorohet, me nivel të lartë uji në Hidrovorin e Tushemishtit dhe dalje të lumit Devoll nga shtrati në një segment në Sheqeras. Probleme lokale raportohen edhe në disa akse rrugore për shkak të rrëshqitjeve dhe batisjeve.
Në Bashkinë Pogradec, njësia Dardhas mbetet e izoluar dhe pa energji elektrike, ndërsa në disa zona reshjet e shiut janë shndërruar në dëborë. Sipas ARRSH, në akset kryesore po vijon pastrimi dhe kriposja, ndërsa qarkullimi në pjesën më të madhe të rrugëve paraqitet normal.



