AKTUALITET

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar/ Çfarë ndryshon?

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar/

Nga 25 shkurti, Mbretëria e Bashkuar vendos sistemin e ri të autorizimit elektronik të udhëtimit (ETA) për qytetarët e 85 vendeve që deri tani udhëtonin pa vizë.

ETA është një leje dixhitale që lejon qëndrim deri në 6 muaj për turizëm, biznes apo studime të shkurtra. Ajo është e vlefshme për 2 vite (ose deri në skadimin e pasaportës), kushton aktualisht 16 paund dhe aplikohet online përmes aplikacionit zyrtar. Megjithatë, posedimi i saj nuk garanton hyrjen, pasi kontrolli kufitar mbetet në fuqi.

Ndryshimi prek veçanërisht personat me shtetësi të dyfishtë britanike, të cilët nuk mund të aplikojnë për ETA dhe duhet të udhëtojnë me pasaportë britanike ose dokument përkatës. Në të kundërt, rrezikojnë të mos lejohen të udhëtojnë drejt vendit.