
Një avion mjekësor nga Meksika u rrëzua në Gjirin e Galvestonit, në Teksas, duke shkaktuar humbjen e disa jetëve. Konsullata Meksikane në Hjuston konfirmoi se gjashtë persona humbën jetën: katër anëtarë të ekuipazhit, një pacient dhe një mjek. Një person tjetër raportohet i zhdukur dhe dyshohet i vdekur, ndërsa një infermiere dhe një shoqërues i pacientit i mbijetuan aksidentit.
Autoritetet kanë gjetur deri tani pesë trupa, ndërsa kërkimet vijojnë në kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur. Sipas sherifit të Qarkut Galveston, avioni po transportonte pacientë me djegie të rënda, mes tyre edhe të paktën një i mitur. Në bord ndodheshin gjithsej tetë persona, katër prej tyre pjesë e Marinës Meksikane dhe katër civilë.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar zhytës, dronë dhe mjete patrullimi, ndërsa FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.



