AKTUALITET

Rruga drejt juglindjes e bllokuar, policia: Lejohen vetëm ambulancat, zjarrfikëset dhe mjetet e policisë

Rruga drejt juglindjes e bllokuar, policia: Lejohen vetëm ambulancat,

Pas bllokimit të aksit rrugor “Librazhd-Pogradec”, policia njofton zyrtarisht do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë.

Në zbatim të këtij vendimi: ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;

Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks.

Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.

Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.

Policia apelon për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë.