AKTUALITET

Shpat Kasapi përcillet nesër për në banesën e fundit, homazhet do të mbahen në Tetovë

Shpat Kasapi përcillet nesër për në banesën e fundit,

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë botën e showbiz-it shqiptar dhe më gjerë. Sipas njoftimit të bashkëshortes së këngëtarit, Selvije Jao, përcjellja e trupit të tij në banesën e fundit do të bëhet të dielën, më 30 nëntor.

Mësohet se ceremonia mortore e këngëtarit do të nisë paraditen e së dielës, ku të afërmit, kolegët miqtë dhe publiku do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

Shpat Kasapi përcillet nesër për në banesën e fundit,

Homazhet do të zhvillohen nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit. Varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00.

Kujtojmë se këngëtari ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.