
Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Petrit Kazhani.
Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një fotografi të të atit, të shoqëruar me një mesazh prekës ku shprehte dhimbjen e thellë për humbjen:
“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë. Babi im.”
Në një tjetër postim, Mira Kazhani ndau edhe informacionet lidhur me ceremoninë mortore, duke ftuar miqtë, kolegët dhe të afërmit të jenë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të saj.
Mesazhi i gazetares ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për të dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.
View this post on Instagram



