AKTUALITET

Tensionet në Lindjen e Mesme sjellin krizën më të madhe të fluturimeve që nga pandemia e Covid-19

Tensionet në Lindjen e Mesme sjellin krizën më të madhe

Bota po përballet me një nga krizat më të mëdha të udhëtimeve ajrore që nga pandemia e COVID-19. 

Mbi 1,500 fluturime janë anuluar brenda pak orësh, ndërsa fundjava regjistroi mbi 3,000 anulime në ditë, sipas të dhënave nga FlightAware. Kriza vjen si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran, duke çuar në mbylljen e hapësirave ajrore në disa vende të Lindjes së Mesme.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është mbyllur për të tretën ditë radhazi, ndërsa kompani si Emirates, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë pezulluar operacionet.

Ndikimi është përhapur globalisht, me anulime nga Azia në Evropë. Tregjet reaguan me rënie të aksioneve të linjave ajrore dhe rritje të çmimit të naftës Brent me 13%, duke shtuar presionin mbi industrinë.

Qindra mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, ndërsa rifillimi i plotë i fluturimeve mbetet i pasigurt.