AKTUALITET

Tentoi të grabisë bankën me kallashnikov në Tiranë, arrestohet 58-vjeçari, sipërmarrës në fushën e ndërtimit

Tentoi të grabisë bankën me kallashnikov në Tiranë,

Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku një person i armatosur hyri në një bankë të nivelit të dytë dhe qëlloi një herë në tokë për të frikësuar punonjësit.

Sipas informacioneve, autori është arrestuar në flagrancë nga policia pas sinjalizimit të stafit të bankës. Forcat e komisariatit nr. 2 ndërhynë menjëherë dhe sekuestruan armën kallashnikov që ai mbante me vete.

I arrestuari është identifikuar si Bardhyl Fusha, 58 vjeç, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Ai rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit dhe më parë është proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientë për mosshlyerje pagesash.

Paraprakisht dyshohet se borxhet e pashlyera mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.