
Rey Manaj ngjall shqetësime te tifozët. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është përfshirë në një aksident rrugor, duke krijuar pasiguri për gjendjen e tij shëndetësore.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga klubi turk Sivasspor, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e lojtarit.
Tifozët dhe opinioni sportiv janë në pritje të një njoftimi zyrtar që do të sqarojë situatën.



