
Virginia Giuffre, gruaja që akuzoi Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein për abuzim seksual, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, duke kryer vetëvrasje, njoftoi familja e saj.
Giuffre ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër Epstein dhe ish-të dashurës së tij, Ghislaine Maxwell. Ajo pretendonte se ishte trafikuar tek Princi Andrew kur ishte vetëm 17 vjeç, akuzë që princi e ka mohuar gjithmonë.
Në një deklaratë, familja e saj tha se ajo ishte “një luftëtare e ashpër kundër abuzimit seksual”, por që “peshën e abuzimeve të përjetuara nuk mundi ta mbante më”.
Ajo vdiq të premten në fermën e saj në Australinë Perëndimore. Policia tha se vdekja nuk dyshohet si e dyshimtë.
Giuffre kishte jetuar me tre fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Robert, me të cilin thuhej se ishte ndarë pas 22 vitesh martesë.
Tre javë më parë, ajo kishte njoftuar përmes Instagramit se ishte përfshirë në një aksident automobilistik, ndonëse policia mohoi se ishte ndonjë incident serioz.
Pas denoncimeve publike, Giuffre u bë një figurë kyçe e lëvizjes Me Too.
Në vitin 2022, Princi Andrew arriti një marrëveshje jashtë gjyqit me të, pa pranuar fajësi.
Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në vitin 2019 ndërsa ishte në paraburgim për akuza për trafik seksual, ndërsa Ghislaine Maxwell u dënua me 20 vite burg për rolin e saj në abuzimet dhe trafikun e kryer.



