AKTUALITET

Vijnë në jetë bebet e para për vitin 2026, dy vajza

Vijnë në jetë bebet e para për vitin 2026, dy vajza

Dy foshnjat e para të vitit 2026 kanë lindur pak minuta pas ndërrimit të viteve në Shqipëri. Të dyja janë vajza dhe erdhën në jetë në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ai ndau urimin për lindjet e para të vitit të ri.

“Dy vajza janë bebet e para të lindura në 2026, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe tjetra në “Koço Gliozheni”, shkruan Edi Rama në Facebook.