AKTUALITET

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, i mituri u largua nga shtëpia pas debatit me të ëmën dhe u nis për në shkollë

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, i mituri u largua nga

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për një djalë 11-vjeçar, i cili prej më shumë se 24-orësh ka humbur kontaktet me familjarët.

Fëmija, me prindër të divorcuar, jetonte me nënën. Mëngjesin e së hënës ai ka debatuar me të ëmën dhe më pas është nisur për në shkollë, por ende nuk dihet se ku ka shkuar.

Policia po kryen kontrolle në zonën e Freskut atje ku i mituri jeton dhe në zonën e  Shkozës, ku është shkolla.

Top Channel ka kontaktuar me nënën e të miturit, e cila tha se ka marrë informacione se djali mund të ndodhet aktualisht në Portin e Durrësit.

Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për të siguruar kthimin e sigurt të 11-vjeçarit te familja./tch