AKTUALITET

Arilena Ara feston sot për njeriun e saj të shtrenjtë!

Të gjithë e njihni Arilena Arën! Ajo është një nga zërat më të mirë të muzikës Pop jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj.


Për sezonin e dytë radhazi, artisten e kemi parë si moderatore në emisionin investigativ “Piranjat” në “abc” krahas aktorit, Florjan Binaj.


Një nga personazhet VIP që është shumë e përkushtuar pas punës dhe botës së televizionit, aristja duket se është shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private, duke mos ndarë shumë detaje.
Postimet e Arilenës janë të lidhura ngushtë me punën, mirëpo, herë pas here ndan edhe copëza lumturie me njerëzit më të shtrenjtë siç janë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt.
Ditën e sotme Arilena feston për mamanë, për heroin e saj siç e quan dhe ajo vetë.
“Happy birthday mother”- ka uruar ajo, teksa në foto i dhuron të ëmës shumë dashuri.


Edhe pse do të donim më shumë që ta shikonim Arilenën nëpër intervista, mund të themi se çdo dalje e saj ka qenë shumë e veçantë, ku ka zgjedhur të ndajë shumë pak detaje për njerëzit e saj më të rëndësishëm.
Në një nga intervistat e realizuara para disa vitesh ajo ka shprehur dashurinë, respektin dhe mirënjohjen që ka për mamanë e saj, duke e cilësuar si “Hero” për të gjitha sakrificat që ka bërë ajo për Arilenën dhe dy motrat e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=_M45DMscI4E&t=1s