AKTUALITET

Arilena Ara feston ‘’Yes Day’’!

‘’Yes Day” është dita ku prindërit i thonë PO çdo kërkese që kanë fëmijët në listën e dëshirave. Tashmë, në të gjithë Amerikën dhe në disa vende të Europës “Yes Day” është bërë trendi i prindërimit i cili po pushton internetin.

Një ndër artistet shqiptare me famë ndërkombëtare që feston ‘’Yes Day’’ çdo fund muaji, është pikërisht ‘’The Princess of Pop’’, Arilena Ara.

Mesa duket këngëtarja është fëmija ideal që çdo prind do e donte.

Arilena dhe menaxheri i saj Popi Kola përveç marrëdhënies së punës kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ashtu siç janë shprehur edhe më parë në daljet televizive dhe rrjetet sociale raporti i tyre është prind-fëmijë.

Të dielën që shkoi Popi ka shpërndarë një foto në Instagram duke pozuar përkrah artistes dhe shkruan: ‘’Happy Yes Day Kidoooo!’’

Kuptojmë që Arilena feston një ditë në muaj ''Yes Day'' , po 29 ditët e tjera?!