AKTUALITET

Arilena Ara në tetë puntata të “Piranja Show"

Arilena Ara në tetë puntata të “Piranja Show"

“Piranjat” moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë mbyllur këtë të martë sezonin e parë, për të rinisur sërish në shtator me të tjera investigime dhe denoncime.

Gjatë tetë puntatave keni parë pedofilë të arrestuar, kamera të fshehta që u janë bërë VIP-ve si dhe raste që ju kanë ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, por keni parë edhe atë, Arilena Arën të shkëlqejë në çdo puntatë.

Duke filluar nga fustani vezullues e deri tek latex-i i bardhë këngëtarja dhe moderatorja ka arritur të jetë në qendrën e vëmendjes çdo javë.

Javën e parë, veç kostumit klasik të “Piranjave” ajo ka zgjedhur një fustan vezullues si ajo vetë .

Në puntatën e dytë Arilena ka zgjedhur një “jumpsuit” të zi latex me krahë të ndryshëm dhe detaje gurësh.

Puntata e tretë: BossWoman! Kostum i zi klasik? Kravatë? Arilena mund t’jua marrë të dashurën kur të dojë.

Engjëllore, me kostum të bardhë dhe papjon. Kështu u duk Arilena në javën e katërt të “Piranja Show”.

A Barbie girl in a Barbie world! All Pinkish! Siç ka përshkruar fotot edhe ajo vetë, e gjitha me rozë në puntatën e pestë.

Nuk kemi mbërritur ende në fund por edhe tani mund të dalim në përfundimin se latex-i është zgjedhja më e mirë. Dhe në ngjyrë vishnje? Një qershizë e vërtetë!

Vibrante si ajo vetë. Ashtu është ngjyra e fustanit që ajo zgjodhi për puntatën e shtatë dhe të parafundit. (Një nga të preferuarat tona)

Dhe e mbylli me materialin që mesa duket është krijuar për të, latex-in! Në ngjyrë të bardhë me korse dhe kravatë. Këmishë latex nuk kishim parë ndonjëherë. Sa herë e kemi përmendur engjëllore në këtë artikull? Jo mjaftueshëm!