Kishte kaluar kohë prej postimit të saj të fundit në rrjete sociale dhe Arilena Ara rikthehet si Aeroplan në Instagram. Si rrallë herë këngëtarja ka postuar një “reels” ku tregon se është duke kaluar një të dielë shumë të këndshme me diell në Liqenin Artificial të Tiranës larg studios dhe skenave prestigjoze ku jemi mësuar ta shohim. Përtej shkëlqimit të një popstari Arilena është shfaqur si një fëmijë dhe duket se është duke u argëtuar pa masë me skuterin e saj.
Ajo përdori disa emoji në përshkrimin e postimit, diell, skuter, zemër, pemë, syze dielli, "kido" dhe karamele, perfekte për të përshkruar karakterin e saj dhe energjinë që gjithë videoja përcjell.



