Këngëtarja Arilena Ara ishte e ftuara e parë në programin “A Live Night” të Ledion Liços teksa ka rrëfyer detaje dhe histori të pathëna më parë nga jeta e saj.
Edhe këtë herë Arilena e kishte të pamundur të mos fliste për profesionin dhe punën. Ajo na zbuloi se përveç muzikës po merret edhe sipërmarrjen e një biznesi, i cili i përshtatet stilit të saj të jetesës.
Siç thotë edhe ajo vetë nuk duhet ngatërruar biznesi me muzikën ama Arilena ka vërtetuar se mund ti bëjë të dyja.
Gjatë intervistës është shprehur se biznesi i saj “Green and Protein” është dashuri për të, sepse është pikërisht ajo çfarë do “një kënd green i shëndetshëm”, i cili i përshatet lifestyle-it që bën, pasi si artiste i duhet të jetë gjithmonë në formë dhe të ushqehet shëndetshëm.



Arilena thotë se është e fiksuar pas ushqimit, kujdeset me detaje për të marrë sasinë e duhur ushqimore dhe njëkohësisht duke e përshtatur kështu me palestrën dhe aktivitetet fizike.
“Gjeta një vend më në fund që të ushqehesha shëndetshëm. Nga një njeri i fiksuar që zgjohesha në 5 të mëngjesit me ushqim me vete kudo që ikja, aq sa gjithmonë sakrifikoja gjumin për të përgatitur ushqimin sepse nuk besoja dot të ushqehesha askund shëndetshëm”, shprehet Arilena.
Ajo tregoi se Green është paralel me muzikën, një ndërthurje e sjellë bukur mes businesswoman dhe këngëtares.



