ART&KULTURË

Deda ngriu në majë të shtyllës duke folur me Zanën, filmi “Rrugë të bardha” i bazuar në histori të vërtetë

Deda ngriu në majë të shtyllës duke folur me Zanën,

Emisioni Top Story hyri në ambientet e Arkivës Qendrore Shtetërore të Filmit. Në këtë hapësirë ruhen thesare të kinematografisë, nga posterat origjinalë te kostumet dhe kujtimet nga xhirimet.

Gjatë intervistës me Grida Dumën, drejtori Eljan Tanini ndaloi te filmi "Rrugë të bardha", duke zbuluar se ai është i bazuar në një histori të vërtetë. Sipas tij, personazhi kryesor në jetën reale kishte lënë pas pesë fëmijë, ndërsa në film përfshihet edhe një histori dashurie me personazhin e Zanës.

“Kemi posterin origjinal të filmit të Dedës “Rruga të bardha”, film shumë i bukuar që bazohej në histori të vërtetë. Kur Deda ndërroi jetë në historinë e vërtetë, la pesë fëmijë. Në film kur fliste me Zanën, ishte e dashura,” -tregoi Tanini.