ART&KULTURË

“One Battle After Another” shpallet filmi më i mirë i vitit në Oscars 2026

 “One Battle After Another” shpallet filmi më i mirë i  

Filmi One Battle After Another ka fituar çmimin kryesor Filmi më i Mirë në ceremoninë e Academy Awards.

Produksioni i drejtuar nga Paul Thomas Anderson triumfoi pas një gare të fortë me filmin Sinners, me të cilin ndau një pjesë të madhe të çmimeve kryesore gjatë mbrëmjes. Të dy filmat dominuan ceremoninë dhe u vlerësuan gjerësisht nga Akademia.

Fitorja e “One Battle After Another” e forcon pozicionin e tij si një nga filmat më të rëndësishëm të vitit, duke konfirmuar edhe një herë vizionin artistik të Anderson në kinemanë moderne.