ART&KULTURË

Fifi njofton koncertin e parë në karrierë, zbulon detajet

Fifi njofton koncertin e parë në karrierë, zbulon detajet

Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, ka njoftuar se do të mbajë koncertin e saj të parë në karrierë.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, këngëtarja bëri të ditur se ka menduar prej kohësh për këtë moment dhe se ka punuar fort me ekipin për ta realizuar.

Koncerti do të mbahet më 25 prill 2026 në Pallati i Kongreseve, ndërsa biletat pritet të dalin së shpejti në shitje.

“25.04.2026. Pallati i Kongreseve, biletat në shitje së shpejti”, ka shkruar artistja, duke shtuar se në këtë koncert është gati të tregojë historinë e saj përmes muzikës.

Fifi numëron prej vitesh një karrierë të suksesshme me shumë projekte dhe hite.