AKTUALITET

“Asi nën mëngë” për të fituar "X Factor", Arilena Ara zbulon çfarë i solli triumfin

Nata e parë live e “X Factor Albania” nis nesër në mbrëmje. Në pritje për të filluar kompeticioni i zërave të talentuar në ekranin e Tv Klan, grupi i djemve, i cili udhëhiqet nga Arilena Ara, u prezantua sot te publiku përmes një interviste në “Rudina”.

Ata shprehën emocionet para netëve live dhe thanë se ndihen me fat që udhëhiqen nga një mentore që ka fituar më parë garën. Arilena “i di të gjitha sekretet” e këtij formati, por për të truku për ta fituar “X Factor-in", në fakt ka të bëjë krejtësisht me përkushtimin.

Kështu, pyetjes së Rudinës se cili ka qenë për të "asi nën mëngë për të fituar X Factor", Arilena Ara iu përgjigj: "Puna dhe disiplina. Nuk ka të bëjë më talenti. Që ti ta fitosh, të konkurrosh 15 javë me 15 konkurrentë të tjerë, që janë po aq të mirë sa dhe çunat, janë shumë specialë, shumë të veçantë, ti duhet të punosh, të disiplinohesh dhe mos ta lëshosh në momentin e fundit".