BOTA&RAJONI

Aksident i rëndë në Milano, tramvaji del nga shinat dhe përplas këmbësorë

Aksident i rëndë në Milano, tramvaji del nga shinat dhe

Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona që ndodhen të bllokuar.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia.

Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë ngujuar nën tramvaj.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.