BOTA&RAJONI

Mynihu shkruan histori, kryebashkiaku i parë homoseksual feston fitoren me puthje në publik

Mynihu shkruan histori, kryebashkiaku i parë homoseksual feston fitoren me

Qytetarët e Mynihut kanë bërë histori duke zgjedhur Dominik Krause si kryebashkiakun e parë hapur homoseksual të qytetit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, ai siguroi 56.4% të votave, duke mposhtur kandidatin e SPD, Dieter Reiter.

Fitorja u shënua me një moment emocional, sepse Krause e festoi duke puthur të fejuarin e tij, Sebastian Müller. Ai e cilësoi atë si “dashurinë e jetës”, duke theksuar se pa mbështetjen e tij, kjo arritje nuk do të ishte e mundur.

Çifti është njohur që në vitin 2007 në një shkollë vallëzimi, fillimisht si miq, për të ndërtuar më pas një lidhje romantike që kulmoi me fejesën në vitin 2024.

Mynihu shkruan histori, kryebashkiaku i parë homoseksual feston fitoren me

Në një mesazh në rrjetet sociale, Krause u shpreh: “Mynih, je i mrekullueshëm! Qyteti ynë ka vendosur ta ndriçojë botën sot. Faleminderit për këtë besim të jashtëzakonshëm.”

Në moshën 35-vjeçare, ai ka një karrierë të konsoliduar politike: anëtar i këshillit bashkiak që prej vitit 2014 dhe nënkryetar bashkie që nga viti 2023. Krause njihet për qasjen e tij pragmatike dhe fokusin në mbrojtjen e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm urban, dixhitalizimin, politikat sociale dhe arsimin.

Zgjedhja e tij konsiderohet një moment i rëndësishëm për përfaqësimin LGBTQ+ në politikën gjermane.