BOTA&RAJONI

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së

Dy video misterioze të publikuara nga Shtëpia e Bardhë kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim të madh në rrjet.

Videoja e parë, vetëm 4 sekonda, tregonte këmbët e një gruaje dhe një zë që pyeste: “Do të niset së shpejti, apo jo?”, një frazë që u interpretua si paralajmërim i mundshëm për zhvillime të rëndësishme, madje edhe ushtarake. Postimi u fshi rreth 90 minuta më vonë pa shpjegim.

Pak më pas, u publikua një video e dytë me ekran statik dhe një tingull njoftimi, ku shihej edhe flamuri amerikan, por pa asnjë kontekst apo sqarim shtesë.

Pamjet u bënë virale brenda pak minutash, duke nxitur teori të ndryshme: nga mundësia e një hakerimi, te sinjale të fshehta për veprime ushtarake, apo edhe një strategji komunikimi e pazakontë.

Deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar zyrtarisht, duke lënë hapësirë për spekulime në një moment kur tensionet globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme, janë të larta.