BOTA&RAJONI

"Askush s'mund ta provojë"/ Emaili i dosjes Epstein konfirmon takimin e ish-princit Andrew dhe Virginia Giuffre

"Askush s'mund ta provojë"/ Emaili i dosjes Epstein  


Një email që duket se vjen nga Ghislaine Maxwellduket se konfirmon vërtetësinë e një fotografie të Andrew Mountbatten-Windsor me krahun rreth Virginia Giuffre, e cila e akuzonte për sulm seksual.

Ish-princi, i cili ka mohuar gjithmonë çdo akuzat, më parë ka vënë në dyshim nëse fotografia ishte manipuluar dhe ka thëbë se nuk e kishte takuar kurrë Giuffre.

Por në një mesazh, të publikuar nga faqet e reja të dosjes Epsteinit, me titull deklaratë paraprake, i dërguar nga një “G Maxwell” drejt Jeffrey Epstein-it në vitin 2015, shkruante: “Në vitin 2001 isha në Londër kur... takoi një numër miqsh të mi, përfshirë Princin Andrew. U bë një fotografi, siç imagjinoj, sepse ajo donte t’ua tregonte miqve dhe familjes.”

Familja e Giuffre, e cila vdiq në vitin 2025, i tha emisionit Newsnight të BBC se emaili tregonte se ajo ishte “justifikuar”.

“Kjo vërtet e justifikon Virginia-n… ajo nuk ka gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe”, tha vëllai i Giuffre-s, Sky Roberts. “Është një moment kur jemi vërtet krenarë për motrën tonë”, shtoi ai.

Emaili, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë shton se “G Maxwell” nuk kishte dijeni për “asgjë të papërshtatshme” që po ndodhte në shtëpinë e saj. Emri i personit është redaktuar në versionin e publikuar të deklaratës, por detajet tregojnë se bëhet fjalë për Maxwellin që po diskutonte për Giuffren.

Giuffre, një nga akuzueset më të njohura të Epsteinit dhe Maxwellit, ka deklaruar se Andrew kishte kryer marrëdhënie seksuale me të tri herë kur ajo ishte adoleshente. Ai e ka mohuar gjithmonë këtë pretendim dhe arriti një marrëveshje jashtë gjykate me Giuffren në vitin 2022. Marrëveshja nuk përmbante asnjë pranim përgjegjësie apo ndjesë.

Vitin e kaluar, një email i korrikut 2011 nga Epsteini, i publikuar nga demokratët në Komisionin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, gjithashtu dukej se konfirmonte se ish-princi ishte fotografuar me Giuffren.

Mesazhi i dërguar nga Epsteini për të cilin pretendohet se e ka bërë fotografinë, thotë: “Po, ajo [Giuffre] ishte në avionin tim dhe po, ajo bëri një fotografi me Andrewn.”

Në një intervistë të vitit 2019 për Newsnight, Mountbatten-Windsor mohoi se kishte takuar Giuffre-n dhe sugjeroi se fotografia ose elemente të saj mund të ishin falsifikuar.

Ai tha në atë kohë: “Askush nuk mund të provojë nëse ajo fotografi është manipuluar apo jo, por unë nuk e kujtoj që ajo fotografi të jetë bërë ndonjëherë.” Në intervistën famëkeqe, ai gjithashtu pretendoi se nuk ndodhej në shtëpinë e Maxwell-it, por në një Pizza Express në Woking.