BOTA&RAJONI

Avioni me pasagjerë përplaset me automjetin tokësor në pistën e aeroportit të Nju-Jorkut

Avioni me pasagjerë përplaset me automjetin tokësor në

LaGuardia Airport në New York është mbyllur përkohësisht pas një incidenti në pistë mes një avioni pasagjerësh dhe një automjeti tokësor.

Sipas Federal Aviation Administration (FAA), është vendosur një ndalesë tokësore për të gjitha fluturimet, ndërsa paralajmërohet se kufizimet mund të zgjasin.

Avioni i përfshirë, i kompanisë Air Canada Express, kishte ardhur nga Montreali dhe po lëvizte me shpejtësi të ulët gjatë uljes kur u përplas me një automjet të Autoritetit Portual të Nju-Jorkut dhe Nju-Xhersit.

Bëhet fjalë për një avion tip CRJ 900 me rreth 70–90 persona në bord, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme. Mediat raportojnë për disa të plagosur, megjithëse ende nuk ka një bilanc zyrtar nga autoritetet.

Ndërkohë, hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa pasagjerët po përballen me anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh.