
Urimi i ditëlindjes i dërguar në vitin 2003 kundrejt Jeffrey Epstein për 50-vjetorin nga Donald Trump, ka dalë në dritë. Pas një raportimi në korrik nga Wall Street Journal që presidenti e quajti “fals” dhe kërcënoi me një padi prej 10 milionë dollarësh, demokratët e Kongresit kanë publikuar një ‘screenshot’ të letrës. Ajo i përkiste Dhomës së Komitetit dhe përfshihej në dosjet e financierit famëkeq i cili vdiq në burg në vitin 2019.
Në letër ndodhet vizatimi i një gruaje dhe teksti është shkruar në trajtën e një dialogu mes Trump e Epstein.
Zëri: Duhet të ketë më shumë gjëra në jetë sesa t’i kesh të gjitha.
Donald: Po, por nuk do të të them çfarë.
Jeffrey: As unë, meqë e di çfarë është.
Donald: Kemi disa gjëra të përbashkëta, Jeffrey.
Jeffrey: Po, është e vërtetë, tani që e mendoj.
Donald: Gjëegjëzat nuk të mërziten kurrë, e ke vënë re?
Jeffrey: Në të vërtetë, e pata të qartë herën e fundit që të takova.
Donald: Një mik është diçka e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë qoftë një tjetër sekret i mrekullueshëm.
Në fund, gjendet firma e presidentit, edhe pse Shtëpia e Bardhë e mohoi menjëherë që i përket atij.
Demokratët e akuzuan Trump se po gënjen dhe kjo letër ka pak gjasë që të jetë e fundit. Republikanët dhe presidenti kanë kundërshtuar publikimin e dokumenteve, por ato po qarkullojnë dhe priten të dalin edhe të tjera.






