
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Andaluzi, Spanjë, ku dy trena janë përplasur ballë për ballë pas daljes nga shinat të disa vagonëve. Bilanci paraprak flet për të paktën 39 viktima, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve, një tren i shpejtësisë së lartë i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, doli nga shinat dhe pushtoi binarin e kundërt, duke u përplasur me një tren Alvia të linjës për në Huelva. Aksidenti ndodhi pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë mes vagonëve të shkatërruar.
Si pasojë, qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë mes Andaluzisë dhe Madridit është pezulluar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rikthimi i plotë i linjave mund të zgjasë disa ditë.



