BOTA&RAJONI

Franca merr masa ndaj Shein pas shitjes së kukullave të seksit me pamje fëmijërore 

Franca merr masa ndaj Shein pas shitjes së kukullave të seksit me

Një gjykatë në Paris ka rrëzuar kërkesën e qeverisë franceze për të pezulluar për tre muaj faqen e gjigantit të modës së shpejtë Shein, pas polemikave për shitjen e kukullave të seksit me pamje fëmijërore në platformë. Gjykata e cilësoi masën si “joproporcionale”.

Megjithatë, ajo urdhëroi vendosjen e verifikimit të moshës për shitjen e produkteve për të rritur, duke parashikuar një gjobë prej 10 mijë eurosh për çdo shkelje.

Autoritetet franceze ndërmorën veprim pas raportimit nga enti i mbrojtjes së konsumatorit, por gjykata theksoi se rastet ishin të izoluara dhe se Shein i kishte hequr menjëherë produktet problematike sapo u njoftua. Kompania kineze ka njoftuar gjithashtu ndalimin e shitjes së të gjitha kukullave të seksit në nivel ndërkombëtar.

Shein deklaroi se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve francezë dhe respektimin e ligjeve vendore.