
Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi televiziv në Brazil, ku një gazetare u bë viktimë e grabitjes teksa ishte “live” në ekran.
Gazetarja Beatriz Casadei, e cila raportonte për emisionin e mëngjesit “Balanco Geral”, u gjend në një situatë të papritur kur një person me biçikletë iu afrua me shpejtësi dhe i rrëmbeu telefonin nga dora, përpara syve të kamerës.
Pamjet e ngjarjes u përhapën menjëherë në rrjete sociale, duke u bërë virale dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Ende nuk dihet nëse hajduti është identifikuar apo nëse telefoni i gazetares është rikthyer.
Ky incident i pazakontë ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë publike në Brazil, sidomos në qytetet e mëdha ku grabitjet në rrugë janë një fenomen i shpeshtë.



