
Forcat e Armatosura të Iranit kanë mohuar zyrtarisht se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Turqisë, pas raportimeve të publikuara një ditë më parë për një incident pranë bazës ushtarake Incirlik Air Base.
Në deklaratën e publikuar mëngjesin e sotëm, autoritetet iraniane theksuan se respektojnë sovranitetin e Turqisë.
“Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj”, thuhet në reagim.
Deklarata erdhi rreth 24 orë pasi u raportua se një raketë iraniane ishte lëshuar drejt bazës Incirlik dhe ishte rrëzuar nga forcat e NATO-s.
Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se raketa ishte interceptuar ndërsa po i afrohej hapësirës ajrore turke, ndërsa NATO dënoi incidentin.
Baza Incirlik, e vendosur në jug të Turqisë pranë Detit Mesdhe, përdoret prej vitesh si qendër operacionesh për Forcat Ajrore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me situatën, ministri i Jashtëm i SHBA-ve, Marco Rubio, dhe homologu i tij turk Hakan Fidan zhvilluan gjithashtu një bisedë telefonike gjatë së mërkurës.



