
Pas tetë vitesh planifikim, një kosto prej mbi 500 milionë koronash (rreth 39 milionë paund) dhe një bekimi në orët e para të mëngjesit, një kishë në veri të Suedisë nisi të martën një udhëtim të pazakontë prej 5 kilometrash.
Kisha Kiruna Kyrka, e inauguruar në vitin 1912 dhe me peshë 672 tonë, po zhvendoset me një ritëm prej gjysmë kilometri në orë, në një operacion që pritet të zgjasë dy ditë. Lëvizja bëhet për t’i hapur rrugë zgjerimit të minierës më të madhe nëntokësore të Europës, e cila po rrezikon të përpijë qytetin.
Kiruna Kyrka, e inauguruar në vitin 1912 dhe me peshë 672 tonë, po zhvendoset me një ritëm prej gjysmë kilometri në orë, në një operacion monumental që pritet të zgjasë dy ditë. Kisha është një nga objektet më të dashura të qytetit dhe është shpallur monument kombëtar për arkitekturën e saj prej druri, që për më shumë se një shekull ka qenë qendër shpirtërore dhe simbol identitar i banorëve të Kirunës.

Arsyeja e këtij transferimi të pazakontë lidhet me zgjerimin e minierës së hekurit në Kiruna, më e madhja nëntokësore në Europë, e cila furnizon rreth 90% të prodhimit europian të hekurit. Aktiviteti i minierës ka shkaktuar zhvendosjen graduale të qytetit, pasi gërmimet e thella kanë krijuar çarje dhe rrëshqitje të tokës, duke e bërë zonën ekzistuese të pasigurt për banim.
Zhvendosja e kishës është pjesë e një projekti më të gjerë të rilokimit të Kirunës, ku mbi 6,000 banorë dhe dhjetëra ndërtesa historike janë transferuar në një vendndodhje të re më të sigurt. Procesi ka hasur në vështirësi teknike dhe ka kërkuar investime kolosale, por autoritetet suedeze e kanë konsideruar të domosdoshëm për të garantuar mbijetesën e qytetit dhe vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik.
Për shumë qytetarë, lëvizja e kishës është një moment emocional. “Kjo kishë është zemra e Kirunës, nuk mund ta humbnim. Fakti që e morëm me vete në vendin e ri, na jep shpresë,” është shprehur një nga banorët.
Zhvendosja pritet të përfundojë brenda 48 orëve, duke shënuar një nga operacionet më mbresëlënëse të këtij lloji në Europë.



