BOTA&RAJONI

Pas arrestimit të bujshëm, policia liron ish-princin Andrew

Pas arrestimit të bujshëm, policia liron ish-princin Andrew

Andrew Mountbatten-Windsor është liruar nga policia britanike pas arrestimit për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës publike dhe aktualisht ndodhet “nën hetim”, konfirmoi Thames Valley Police.

Ish-princi u fotografua duke u kthyer në rezidencën Sandringham Estate në Norfolk, pasi u pa duke dalë nga një stacion policie në Aylsham, ndërsa kontrollet në Royal Lodge vijojnë.

Hetimi lidhet me periudhën kur ai shërbente si i dërguar tregtar dhe me dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA në kuadër të çështjes së Jeffrey Epstein, akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht.

Vëllai i tij, Charles III, deklaroi se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, duke shprehur bashkëpunim të plotë me autoritetet.

Reagime pati edhe nga SHBA, ku Donald Trump e quajti situatën “shumë të trishtë”, ndërsa një kongresmen demokrat tha për BBC se zhvillimet po ndiqen nga afër.