BOTA&RAJONI

Rrëzohet avioni mjekësor në Indi, të gjithë anëtarët e bordit të zhdukur

Rrëzohet avioni mjekësor në Indi, të gjithë

Një avion transporti mjekësor është rrëzuar në lindje të Indisë, me shtatë persona në bord.

Sipas raportimeve zyrtare, avioni tip Beechcraft C90 ishte nisur nga qyteti Ranchi, me pesë pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi.

Autoritetet bëjnë me dije se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, pilotët kishin kërkuar ndryshim kursi. Pak minuta më pas, avioni humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk nga radarët.

Ekipet e emergjencës janë nisur drejt zonës së dyshuar të rrëzimit dhe operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.

Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar për të mbijetuar.