
Qytetarët e rreth 40 vendeve që hyjnë në SHBA për 90 ditë pa vizë përmes sistemit ESTA mund të përballen së shpejti me kërkesa më të rrepta sigurie. Propozimi i ri i publikuar nga CBP dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare parashikon mbledhjen e historikun pesëvjeçar të mediave sociale, historikun e numrave të telefonit dhe adresat e email-it të aplikantëve deri në dhjetë vitet e fundit, si dhe informacion shtesë për anëtarët e familjes.
Masa synon të identifikojë çdo lidhje të mundshme me terrorizmin apo dhunën e paligjshme, si pjesë e qasjes së administratës Trump për forcimin e kontrolleve kufitare. Megjithatë, organizatat e të drejtave dixhitale paralajmërojnë se kjo mund të cenojë privatësinë e udhëtarëve. Sophia Cope nga Electronic Frontier Foundation e ka cilësuar nismën si potencialisht “dëmshme për liritë civile”.
Ekspertët e imigracionit theksojnë se kërkesat e reja mund të ngadalësojnë miratimin e aplikimeve ESTA, duke ndikuar negativisht në turizmin, veçanërisht në prag të ngjarjeve të mëdha sportive si Kupa e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028.
Propozimi do të jetë i hapur për komente publike për 60 ditë, përpara se të vendoset nëse do të zbatohet.



