
Reshje të rrëmbyeshme nga një depresion tropikal pa emër shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Meksikë, duke lënë të paktën 64 të vdekur dhe 65 të zhdukur.
Presidentja Claudia Sheinbaum tha se stuhia ishte e papritur dhe kapaciteti i lumenjve ishte tejkaluar pas muajsh reshjesh. Afro 100 mijë banesa janë dëmtuar.
Shtetet më të goditura:
Veracruz: 29 viktima, 18 të zhdukur
Hidalgo: 21 viktima, 43 të zhdukur
Infrastruktura është dëmtuar rëndë, mijëra trupa janë mobilizuar për evakuime dhe pastrim, ndërsa autoritetet po punojnë për të frenuar përhapjen e sëmundjeve si dengue.



