Momente frike kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi të kompanisë Arik Air, pasi një nga motorët e avionit u dëmtua në ajër pas një shpërthimi. Ngjarja ndodhi gjatë udhëtimit nga Lagosi drejt Port Harcourt në Nigeri, kur pasagjerët vunë re nga dritaret se motori i majtë ishte pjesërisht i shkatërruar.
Sipas raportimeve, piloti u detyrua të kryente ulje emergjente në Benin, ndërsa në bord ndodheshin rreth 80 persona. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Pasagjerët treguan se dëgjuan një zhurmë të fortë gjatë fluturimit, ndërsa pamjet e regjistruara nga brenda kabinës tregojnë dëmtimin e dukshëm të motorit. Autoriteti hetimor Nigerian Safety Investigation Bureau ka nisur një hetim të plotë për incidentin, për të zbardhur shkaqet dhe për të verifikuar sigurinë teknike të avionit.



