BOTA&RAJONI

Skandal në Moskë, futbollisti i njohur kapet mat me të dashurën, partnerja thërret policinë

Skandal në Moskë, futbollisti i njohur kapet mat me të

Ylli kamerunas, Nicolas Moumi Ngamaleu, është përfshirë në një skandal tradhtie që po bën jehonë në mediat ndërkombëtare. Sulmuesi i Dinamo Moskës u kap mat nga partnerja e tij, influencuesja ruse Nikki Seey, e cila e gjeti futbollistin me një tjetër grua në apartamentin e tyre në Moskë.

Sipas mediave ganeze, Seey kishte mbërritur në banesë së bashku me një mikeshë, pasi dyshonte se 31-vjeçari kishte sjellë një tjetër grua në shtëpi. Ngamaleu, fillimisht i mohoi hyrjen, duke pretenduar se në banesë ndodhej “xhaxhai” i tij, por partnerja vendosi të thërrasë policinë.

Oficerët ndërhynë me forcë dhe hynë në apartament, ku futbollisti u filmua me pantallonat e Kamerunit, ndërsa gruaja tjetër përpiqej të mbulonte fytyrën përpara kamerave. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi reagimesh.

Gazetari afrikan Micky Jnr raportoi se, pas incidentit, Nikki Seey ka mbledhur sendet personale dhe është larguar nga apartamenti. Ndërkohë, autoritetet lokale në Moskë kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa Ngamaleu është urdhëruar të lirojë banesën.

Skandali vjen vetëm pak ditë para se Kameruni të zhvillojë ndeshjen vendimtare të play-off-it të kualifikimeve për Kupën e Botës së CAF kundër DR Kongos, më 13 nëntor, ku Ngamaleu pritej të ishte pjesë e listës së Kombëtares.