AKTUALITET

Çfarë po kurdis Arilena Ara këtë herë?

Çfarë po kurdis Arilena Ara këtë herë?

Fundjava që shkoi u bë shumë e bukur falë energjisë pozitive që Arilena na përcolli me një reels plot ngjyra. 

Artistja kishte vendosur të shëtiste në Liqenin artificial të Tiranës dhe ajo çfarë ne pamë ishte një Kido e lumtur që po kalonte një të dielë fantastike. 

Okay, rikthehemi në punë tani! Do thoni ju: Po në punë pse…? Epo sepse Arilena na frymëzoi edhe njëherë duke na treguar se sa shumë e do atë që bën. Lumturia shndrin në sytë e saj…

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instgram disa foto ku me aq sa po na lejon të kuptojmë është në një studio muzikore dhe po punon. Ndonjë projekt i ri? Khëm khëm… s’na ka treguar asgjë më shumë.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë se pergjigjja është “Po” dhe të përjetojmë edhe njëherë emocionet që vetëm muzika e “The princess of Pop” na dhuron.