AKTUALITET

Dhurata e Arilena Arës për Krishtlindje

Pas suksesit me PopArt Festival, princesha e popit shqiptar do të prezantojë videoklipin e këngës “Dance Me” në bashkëpunim me Gjon’s Tears.

“Dance Me” u publikua në versionin audio si pjesë e “PopArt The Album” dhe së fundmi vetë artistja ka zbuluar një pjesë nga klipi në Instagramin e saj.

Një festë e vërtetë amerikane. Stili retro nga vitet ’80 bie veçanërisht në sy së bashku me ngjyrat neon, shumë lëvizje nën tingujt ritmikë të këngës me të cilën është e pamundur të mos kërcesh.

Këngën të cilën mund ta dëgjojmë në çdo platformë muzikore tanimë do të mund ta shohim sonte në orën 19:30 në YouTube.