AKTUALITET

Dikur konkurrente, sot anëtare e jurisë së "X Factor", Arilena Ara: Ishte ftesë për t’u kthyer në shtëpi

Arilena Ara, ish-fituesja e “X Factor Albania” rikthehet pas 8-vitesh në formatin e dashur të Tv Klan, por këtë herë si anëtare e jurisë. Në audicione dhe në fazën e vilave, këngëtarja që udhëheq tashmë kategorinë e djemve, ka zgjedhur 5 prej tyre për të garuar në kompeticionin e talenteve.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” së bashku me 5 djemtë: Alis, Genti, Aldo, Niki dhe Kevin, Arilena rrëfeu si erdhi ftesa për të qenë anëtare jurie dhe emocionet që e kanë përfshirë atë po aq sa konkurrentët.

"Të them që ishte surprizë, jo edhe aq, se mua më duket, duke qenë vetë që e kam jetuar, e kam fituar, i di çdo qelizë këtij produksioni. Ka qenë më shumë një ftesë për t’u kthyer në shtëpi sesa një ftesë për t’u bërë anëtare jurie në një produksion që nuk e njoh. Kështu që ka qenë kënaqësi shumë e madhe dhe çfarëdo të kisha, nuk diskutohet që do e anuloja, siç kam bërë për të qenë këtu, prezente dhe për ta bërë këtë format të bukur", - tha Arilena në "Rudina".

Po si e sheh sheh tani nga larg, nga jashtë, konkurrentët, të rinjtë që kanë ato emocionet e tyre të para?

"E marr shumë personale. Më duket ndonjëherë sikur jam unë në garë dhe nuk e pranoj dot as kur bëjnë gabim ose  kur nuk e perceptojnë dot një kritikë që po u bëhet dhe them rrëmbejeni këtë moment, të gjithë po punojnë për ju dhe është gjë shumë e bukur. E marr personale dhe unë, pa diskutim, që skuadrës sime i jap shumë më tepër vëmendje, se dua që ata të shkëlqejnë, pavarësisht se çdo element që mua më pëlqen, përpiqem t’ua evidentoj dhe t’i ndhmoj aq sa mundem, por e shoh si për vete. Unë për vete nesër për premierën kam një lloj entuziazmi, një lloj adrenaline, një lloj emocioni, nuk e di a e kanë ata apo jo, por unë… Më duket sikur çfarë po ndodh dhe çfarë do fillojë..."