Artistja Arilena Ara me 17 korrik festoi 24-vjetorin e saj të lindjes mes shumë urimesh nga miqtë, familja dhe bashkëpunëtorët e saj. Por, duket se urimet dhe surprizat akoma nuk kanë përfunduar për të.
Arilena ka postuar në rrjetet sociale disa momente festive me bashkëpunëtorët e saj në Los Anxhelos, teksa ato i këndonin këngën e ditëlindjes.


Ajo ka shkruar se kjo ishte mënyra më e mirë për të mbyllur një javë me festime të çmendura të ditëlindjes, teksa ishte në studio dhe ndan nga një copë tortë me producentin dhe kompozitorin e njohur anglez, Michael Blue së bashku me këngëtaren dhe kanuntautoren e njohur amerikane, Colbie Caillat.
Postimin e saj e ka shpërndarë në InstaStory Mikal Blue, i cili shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Arilena, le të bëjmë pak magji!”

Ndërsa, artistja në postimin e saj shkruan se deri në fund të verës do e shikojmë në këtë studio.
Mesa duket Arilena po bashkëpunon me Mikal dhe Colbie për të sjellë së shpejti projektet e reja.
Por, kush janë Mikal Blue dhe Colbie Caillat?
Michael Blue i njohur ndryshe si “Mikal Blue” është producent muzikor dhe kompozitor shumë i njohur në Amerikë.

Ai ka bashkëpunuar me Colbie Caillat, Jason Reeves, Jason Mraz, Five For Fighting dhe OneRepublic, Angel Taylor, Chandler Juliet, Augustana dhe Kevin Hammond.
Mikal Blue jeton në Los Anxhelos, ku ka dhe studion e tij të muzikës “Revolver Recordings” në Thousand Oaks, Kaliforni.
Ai njihet për bashkëpunimin e ngushtë me këngëtaren dhe kantautoren amerikane, Colbie Caillat, e cila numëron 3 albume si “Coco”, “Breakthrough” dhe “Christmas in the Sand”.
Fitues e 2 çmimeve Platinum, fituese e Grammy me “Lucky”, ka debutuar në vendin e parë më albumin e dytë në listën e Billboard 200 dhe është nominuar për albumin më të mirë vokal pop në Grammy në vitin 2010.




