AKTUALITET

Ekskluzive/ Arilena Ara sjell "Nëntorin" e saj të dytë

Nëntori, definitivisht i përket vetëm asaj, Arilena Arës!

Ky muaj ka shënuar histori në karrierën e artistes duke e lidhur me shumë arritje në jetën e saj profesionale, dhe mesa duket vazhdon, sepse Arilena do të publikojë shumë shpejt një projekt të ri.

Këngëtarja ka postuar në InstaStory një video nga shesh xhirimi, natyrale, e pastër, me flokë të lagur dhe e pa grimuar, siç rrallë herë kemi parë në videoklipe.

“Nëntori është për këngë të reja”, ka shkruajtur ajo duke konfirmuar edhe për ndjekësit se është duke punuar për të sjellë muzikë të re.

Pothuajse një vit më parë, Arilena Ara zgjodhi sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj “Pop Art” nëpërmjet “Pop Art Festival”.

Traditës së nëntorit tanimë do i shtohet një tjetër melodi, refreni i vjeshtës dhe i dimrit, këngë, e cila do të jetë edhe kënga e parë që do të publikohet nga artistja një vit pas festivalit të nëntorit dhe pas disa muajve punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetja që i mundon të gjithë është nëse do të jetë një baladë si “hit”-i i saj “Nëntori”, i cili aktualisht numëron miliona klikime, apo pjesë e një tjetër albumi?

Ekskluzivisht, artistja kishte vetëm një fjali për ta përshkruar gjithë punën e saj, “Është thjesht një dashuri!”

Ne kemi arritur të sigurojmë nëpërmjet ekipit të këngëtares pamje nga seti i xhirimit.