AKTUALITET

Siç e filluan ashtu e mbyllën, Arilena Ara dhe Florjan Binaj finalizuan me sukses "Piranjat"

Siç e filluan ashtu e mbyllën, Arilena Ara dhe Florjan Binaj

Jemi mësuar që çdo të martë në mbrëmje të mbërthehemi para televizorit, për të ndjekur emisionin investigativ “Piranjat” në ABC.
Dy moderatorët e këtij programi, Arilena Ara dhe Florjan Binaj kanë njoftuar në rrjetet e tyre sociale përfundimin e sezonit të parë të “Piranjave”.
Për tetë javë me radhë kemi parë se të dy moderatorët ja kanë dalë të shkëlqejnë, duke përfunduar kështu një format të suksesshëm televiziv.
Ajo çfarë na bëri përshtypje në postimin e Florit është shkrimi që ka postuar për Arilenën.
“Sonte episodi i fundit i këtij sezoni të PIRANJAVE!!!!
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!Duhet të ishim bërë shokë më përpara @arilenaaraa ???”, shkruan Binaj.

Ndërsa Arilena ka zgjedhur që të postojë një video, e cila na kujton episodin e parë të dy moderatorëve të veshur me kostumin e ''Piranjave''. Këngëtarja ka zgjedhur t’a përshëndesë Florin po me të njëjtën video.
“Siç e filluam po e mbyllim!?? @florjanbinaj
The Final Episode! @piranjatabc”, shkruan Arilena.

Të dy bjondë dhe bukuroshë, të qeshur dhe emocionalë, i janë përshtatur situatave dhe kanë shkëlqyer në rolin e ri. Përveçse dy kolegëve të mirë dhe shumë profesionistë, dyshja e artistëve duket se do të mbajnë marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.
Ne nuk na ngelet gjë tjetër për të thënë, veçse urojmë që dyshja të rikthehet sërish në ekran.