AKTUALITET

Jeni gati për sezonin e dytë të “Piranjave”? Ja kur starton emisioni investigativ

Emisioni investigativ “Piranjat” në ABC do të fillojë sërish, pas një sezoni mjaft të sukseshëm televiziv.

Ashtu siç edhe vitin e kaluar, këtë emision do ta prezantojnë këngëtarja, Arilena Ara dhe aktori, Florjan Binaj.

Vetëm para pak ditësh, ata kanë zbuluar se “Piranjat” do të fillojë së shpejti pa dhënë një datë të caktuar.

Pak orë më parë, në faqen zyrtare të këtij emisioni në Instagram është bërë me dije se “Piranjat” do të startojnë këtë të dielë në orën 21:00.

“Piranjat rikthehen!

Na prisni të dielën në orën 21:00, në ABC News dhe televizionin T7 në Kosovë.

Kujdes, kafshojnë…”- shkruan faqja zyrtare.

Madje, ditën e sotme ka qenë edhe Arilena ajo që ka konfirmuar edhe një herë lajmin, nëpërmjet një videoje në “InstaStory”, ku shfaqet bashkë me Florin.

Krahas videos argëtuese këngëtarja shkruan: “Me shokun e bankës fillojmë të dielën!”, duke na njoftuar kështu se këtë fundjavë do t’i shohim në ekran.

Kujtojmë se dyshja sezonin e kaluar shkëlqeu në këtë emision duke e “veshur” më së miri rolin si moderatorë për tetë puntata radhazi.