AKTUALITET

Rikthehet Joe Exotic dhe Tiger King

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Tiger King. Jo vetëm që Netflix do të rikthejë dokumentarin e krimit të vërtetë duke sjellë një sezon të dytë, por Tiger King 2 është planifikuar të dalë në transmetim para fundit të vitit për të na njohur me një tjetër sezon vrasjesh, kaosi dhe çmendurie.

Tiger King 2 është vetëm një nga disa dokumentarët e paraqitur në njoftimin e platformës duke përfshirë edhe shfaqje të tjera si: The Puppet Master: Hunting the Ultimate Conman, The Tinder Swindler, Trust Nobody: The Hunt for the Crypto King dhe Bad Vegan.

I publikuar gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, Tiger King u bë një sensacion viral, duke prodhuar një pafundësi me meme dhe një mini-serial të Peacock me Joe Exotic. Seriali tregonte mbi kalimin e tij nga një kujdestar i kopshtit zoologjik në kandidat për poste politike dhe dënimin e mëvonshëm për krime. Dhe nëse po pyesni se kur do të publikohet sezoni i dytë i Tiger King, ne po ju njohim me të gjitha përditësimet e fundit.

https://twitter.com/netflix/status/1453360846814412805

Netflix publikoi trailerin zyrtar për Tiger King 2 në rrjetin social Twitter. "Ne menduam se i kishim parë të gjitha, por vetëm sa kishim gërvishtur sipërfaqen" thuhej në postim duke na njohur edhe me datën e lançimit e cila do të jetë më 17 nëntor.

Por cilët anëtarë të kastit do të kthehen?

Joe Exotic, Tim Stark, Jeff Lowe, Allen Glover dhe James Garretson, të gjithë u shfaqën në trailerin e serialit. Anëtarja e kastit të Breakout, Carole Baskin, mungonte dukshëm, por kjo nuk është e habitshme pasi kur Tiger King u shfaq për herë të parë, ajo e bëri të qartë se nuk ishte e kënaqur me portretizimin e saj.

Çfarë do të trajtojë Tiger King 2?

Sipas një përmbledhjeje të marrë nga transmetuesi sipas Elle, seriali do të ofrojë një pasqyrë të re për personazhet e tij. "Me Joe Exotic pas hekurave dhe Carole Baskin që po i afrohet pronës së kopshtit të tij zoologjik, saga e nominuar për Emmy vazhdon kursin e saj ndërsa zbulimet e reja dalin mbi historitë e lëna përgjysmë dhe sekretet e pronarëve më famëkeq të maceve të mëdha në Amerikë.”, thuhej në deklaratë.