AKTUALITET

Ju ka munguar Renato Mekolli? Ku ndodhet shefi më i komentuar shqiptar

Ju ka munguar Renato Mekolli?  Ku ndodhet shefi më i komentuar shqiptar

Me siguri keni bërë pyetjen se çfarë po ndodh me shefin më të ndjekur në rrjet, Renato Mekolli. Të gjithë e kujtojmë  shefin e kuzhinës nga  programi  “Hell’s Kitchen”, ku vëmendjen e merrte sjellja e tij arogante siç dhe e kërkonte formati. U bënë plot një vit që nuk dimë se çfarë bëhet me njerin më të komentuar të asaj kohe.

Renato ka vendosur që të zhduket nga rrjetet sociale dhe të mbajë jetën e vet shumë private. Postimi i tij i fundit është që në janar të 2021, që përkon me mbylljen e  sezonit të tretë të “Hell’s Kitchen”.

Natyrshëm lind pyetja ku është ai?

Mos u shqetësoni, shefi është mirë vetëm se ka marrë pushim nga rrjetet sociale, e me shumë gjasë edhe nga televizioni.

Në vëmendje, atë e ka risjellë këngëtarja Rozana Radi e cila mbrëmë ka postuar një fotografi nga restoranti ku është i angazhuar këto kohë shef Renato, i cili duket ta ketë mbyllur nga periudha pandemike e restorantin e tij “Umami”.

Nuk dihet nëse në planet e afërta të tij mbetet një format i ri gatimi në Top Channel apo diku tjetër.