“Dashuria ime s'di ku je
Herë në erë, herë në re
Unë të ndjej ty zemër, ti më ndjen
E çmendur jam, i çmendur je”
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi dhe kjo këngë është kthyer në melodinë më të dëgjuar kudo. “Më bëre të dua të dashurohem” shkruan dikush teksa këndon dhe ndien çdo fjalë të baladës që Arilena u dhuroi fansave të saj.
U dashuruan me këtë këngë? Absolutisht që po! Madje “Dashuria ime” nuk njeh kufij. Ajo ka depërtuar edhe në zemrat e shumë njerëzve të tjerë që janë kudo nëpër botë.
“Unë nuk flas shqip, por unë di për emocionet, ndjenjat, hidhërimet... dhe gëzimet. Dhe ti je nga të paktat vajza që kam njohur gjatë gjithë jetës sime, që të gjitha forcat dhe dobësitë e mia do të dorëzoheshin para teje. Kjo është arma juaj, kjo është dhurata juaj”,- shkruan një kompozitor nga Spanja për interpretimin e artistes.

“Jam shumë e dashuruar me gjuhën shqipe dhe me këtë vajzë. Arilena, je këngëtare e madhe, shpresoj të rikthehesh në Eurovizion dhe të besh më të mirën. Ju dua, shumë dashuri nga Azerbajxhani”,- shkruan dikush tjetër.
“Një nga zërat më të bukur që njoh. Dashuri nga Brazili”.
“Përshëndetje nga SHBA! E dua këtë këngëtare. Sa këngë dhe interpretim i bukur. Kjo është muzikë e vërtetë.”
“Këngë e bukur, performancë e bukur. Bravo!”, - shkruajnë nga Maqedonia.
“Ajo ka guxim të bëjë një video pa grim ... është e talentuar. Dashuri e madhe nga Algjeria”, një mesazh tjetër i bukur nga Afrika.
“Sapo e zbulova këngën, por nuk e di pse po qaj… Unë gjithashtu nuk kuptoj disa fjalë, më shumë kënga më preku shpirtin”, – nga Gjermania.

“Këngë magjepsëse. Përshëndetje nga Moldavia. Bravo Arilena!”.
”Kaq e bukur, të shkon drejt e në zemrën tënde! Edhe engjëjt qajnë ndonjëherë, dhe lotët e tyre të dashurisë krijojnë shërim dhe mrekulli! Je e veçantë dhe e mrekullueshme Arilena Ara!” shkruan dikush tjetër.
“Wow… pasi kam përkthyer tekstin këtu në komente, jam shumë i prekur, është një këngë shumë e mirë dhe kaq emocionuese.”
“Përshëndetje, nuk e kuptoj këngën fatkeqësisht, por muzika dhe zëri yt… Bravo bravo!”,- nga Kroacia.

“Është bukur ta dëgjosh”,- një mesazh nga Polonia.
“Kryevepër! Dashuri nga Anglia!”
“E bukur!!! Faleminderit për përkushtimin”,- nga Rumania.
“Arilena, ka shumë emocion në këtë këngë. Thjesht e mrekullueshme”,- nga Italia.
“Kënga më e bukur! Faleminderit Arilena, të dua!”- nga Turqia.

“Orkestrim i bukur”,- nga Greqia.
Komentet për dashurinë nuk mbarojnë me kaq. Janë me dhjetëra të tjera nga e gjithë bota, të cilat e shoqërojnë baladën kudo, në të gjitha platformat digjitale ku ju mund ta dëgjoni.



