AKTUALITET

Kur fillon “Love Island Albania”? Zbulohet shifra e çmimit të madh

Kur fillon “Love Island Albania”? Zbulohet shifra e çmimit

Prej disa muajsh po përflitet për reality show-n “Love Island”, i cili ka thyer tabu në mbarë botën. Tanimë, “Love Island” vjen në Shqipëri dhe, më në fund, është zbuluar edhe koha kur do të nisë transmetimin në ekran. Në shtator, të rinjtë më hot shqiptarë, në një nga vilat më luksoze në jug të Shqipërisë.

“Love Island” ka publikuar promon zyrtare ditën e sotme. Një polumbar ndërpret festën e disa të rinjve e të rejave, për t'i çuar drejt vilës të dashurisë.

Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre zbulohen disa prej detajeve pikante. Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€. Cili do të jetë fatlumi, ose fatlumja?

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca hapi dyert e vilës luksoze për të gjithë ata që duan të jenë konkurrentët e parë.

E veshur me veshje polumbari dhe rrobabanje të kuqe, Luana është gati të presë konkurrentët e parë në lojë në këtë projekt, i cili shfaqet për herë të parë në Shqipëri në ekranin e Televizionit Klan.