
Antibiotikët, të domosdoshëm për trajtimin e infeksioneve të rënda, mund të kenë një ndikim afatgjatë mbi mikrobiomën e zorrëve, sipas një studimi të Universitetit të Upsalas në Suedi, botuar në Nature Medicine.
Studimi tregoi se disa lloje antibiotikësh mund të ndryshojnë përbërjen bakteriale të zorrëve nga 4 deri në 8 vite pas përdorimit. Madje edhe një kurë e vetme mund të lërë gjurmë të dukshme në mikrobiomë.
Analiza u bazua në të dhëna të mbi 15 mijë personave, duke krahasuar ata që kishin përdorur antibiotikë me ata që nuk kishin përdorur. Efektet ndryshojnë sipas llojit të antibiotikut: klindamicina, fluorokinolonet dhe flucloxacilina shkaktojnë ndryshime më të forta, ndërsa penicilina V, një nga më të përdorurat, ka efekte më të vogla dhe afatshkurtra.
Autorët theksojnë se antibiotikët janë të rëndësishëm për trajtimin e infeksioneve serioze, por duhet përdorur vetëm sipas udhëzimeve të mjekut, për të shmangur ndikimet negative afatgjata në shëndetin intestinal.



